Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orët e fundit. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë dhe në Mitrovicën Veriore.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër, në Prishtinë, një burrë ka raportuar se një burrë tjetër i ka shkaktuar dhunë psikike.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër të dhunës të raportuar në Pejë thuhet se është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa në Mitrovicën Veriore një shtetase e Serbisë ka raportuar së është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./rtklive

Read Previous

Birra pa alkool po fiton popullaritet, edhe në Oktoberfest

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave