Rrethojat e urës e cila gjendjet në rrugën “Mazllom Lakuci” saktësisht në afërsi të zyreve të kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati” janë dëmtuar.
E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditë më parë. Për shkak se kjo urë lidh rrugën krysore të qytetit me pjesën e Çarshisë së vjetër ajo është shumë e frekuentuar. Dhe për këtë ne kemi pranuar edhe ankesa të shumta nga qytetarët të cilët janë shprehur se kjo urë po paraqet rrezik për ta.
Drejtori për shërbime publike, Shkumbin Kastrati, ka thënë se anësoret e kësaj ure do të rregullohen në muajin prill të këtij viti duke shtuar që kjo urë si dhe trotuari është ngritur disa centimetra lartë për të evituar aksdidentet e kësaj natyre.
Kastrati tutje ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë frekuentimit të kësaj ure, gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë pronën publike dhe mos të dëmtojnë hapësirat që ju takojnë të gjithëve.