Karl Nehammer do të jetë kancelari i ri i Austrisë

Partia Popullore në pushtet ka zgjedhur ministrin aktual të brendshëm për të zëvendësuar Sebastian Kurz si kreun e partisë. Karl Nehammer pritet të bëhet kancelari i ardhshëm i Austrisë.

Vendimi u mor në një takim të kryesisë së partisë së qendrës së djathtë në Vjenë. Tani do t’i mbetet presidentit të Austrisë që të pranojë nominimin e Nehammer dhe ta betojë atë, por kjo është kryesisht formalitet.

Emërimi i Nehammer vjen pas një dite pasi shefi aktual i partisë Sebastian Kurz, i cili është i përfshirë në një skandal korrupsioni, tha se do të largohej nga posti.

Largimi i Kurz pati një efekt domino, duke nxitur kancelarin Alexander Schallenberg , i cili u emërua në këtë rol vetëm në tetor, u ofrua të largohej në mënyrë që posti i kancelarit dhe kreut të partisë të mund të mbahej nga një person.

Kurz ka shërbyer si kancelar midis dhjetorit 2017 dhe majit 2019 dhe për herë të dytë nga janari 2020 deri në tetor, përpara se të detyrohej të largohej për skandalin e korrupsionit.

g.v/abcnews.al

Read Previous

BE do të vazhdojë shfrytëzimin e objekteve aktuale, Szunyog falënderon Kosovën

Read Next

​KQZ-ja ka pranuar vetëm 99 pako të supozuara me fletëvotime për Dragash