Kaq rezerva të gazit ka krijuar Gjermania

Objektet gjermane të magazinimit të gazit ishin pak më shumë se 75 për qind plot të premten e kaluar, disa javë përpara objektivit, sipas të dhënave nga grupi i operatorëve evropianë GIE, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Gjermania ka 23.3 miliardë metra kub (bcm) depo nëntokësore të gazit, pak më shumë se një e pesta e 100 bcm gaz të përdorur në vitin 2021.

Gjermania është në fazën e dytë të një plani emergjence me tre faza, i formuluar pas një reduktimi të fluksit të gazit nga Rusia, furnizuesi kryesor i saj pas fillimit të luftës në Ukrainë. 

/Express/

Read Previous

Ministri Latifi udhëton për në Austri për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Kirurgji

Read Next

​Presidenti Begaj për herë të parë në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore