Policia kufitare ka ekzekutuar një urdhërarrest ndaj një personi të kërkuar nga gjykata për veprën penale “Kanosje”, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 5 korrik 2025, rreth orës 19:00, në Pikën Kufitare në Han të Elezit është ndaluar Bekim Sabit Arifi, 48 vjeçar, me banim në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Gjatë verifikimit të të dhënave, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër aktiv për vuajtje të dënimit me burg efektiv për shkak të veprës penale “Kanosje”.
I njëjti është arrestuar dhe dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.