Kanë filluar punimet për sanimin e gropave dhe ndërtimin e rrugëve me asfalt në komunën e Gjakovës. Drejtori për Shërbime Publike, Shkumbin Kastrati tha që momentalisht punimet të bëhen brenda zonës së qytetit.
Kastrati tha që po mundohen që sa më shpejt t’i përfundojnë punimet.
Rregullimi i rrugëve me asfalt dhe sanimi i gropave do t’i përfshijë edhe fshatrat e kësaj komune.