Kanë filluar përgatitjet për sezonin e dasmave, pronarët do ti rrisin çmimet

Me lehtësimin e masave anti-covid, përgatitjet për organizimin e ahengjeve veç se kanë filluar. Pronarët e lokaleve në të cilat organizohen ceremoni dasmash, kanë filluar me rezervimin e datave. Ata u shprehen se do të punojnë duke respektuar masat e fundit për mbrojtje ndaj Covid-19 të miratuara nga Qeveria Kosovës.

Ndërkaq sa u përket çmimeve ata thanë që këtij trendi të rritjes nuk kanë se si ti shpëtojnë për shkak se të gjithë furnitorët që ata bashkëpunojnë i kanë rritur çmimet.

Gjithashtu pronarët treguan se që nga muaji prill do të ketë punë më intenzive dhe njëherit shpresuan që të mos ketë masa të ashpra pasi që ky sektor ishte mjaft i prekur gjatë dy viteve të pandemisë.

Read Previous

Një fontanë e re në Çarshinë e Vjetër

Read Next

Të kërcënuara nga bombat e Putinit, mrekullitë arkitekturore të Ukrainës