Mungesa e insulinave që janë mëse të nevojshme për diabetikët, kishte filluar të bëhet problematike për shëndetin e atyre që iu kishin nevojën. Por këto ditë në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjakovë kanë arritur dozat e insulinës LEVEMIR. Sipas shefit të barnatores në QKMF, Shkumbin Dushi sasia e këtyre dozave për këtë herë është e mjaftueshme.
Ndërsa sa i përket dozave tjera të insulinave NOVOMIX dhe NOVIRAPID Dushi tha se nuk kanë ardhur ende por do të shpërndahen sasitë e mbetura.
Se kur do të arrijnë sasitë e tjera të insulinave varet nga Ministria e shëndetësisë pasi që janë në procedura të blerjes së këtyre dozave. Dhe furnizimi me këto ilaçe dhe të tjera bëhet nga niveli qëndror e jo nga ai lokal.