Kandidati për guvernator në Karolinën e Veriut padit rrjetin CNN për shpifje

Jonathan Drake/Reuters

Kandidati republikan për guvernator në Karolinën e Veriut, Mark Robinson, ka ngritur një padi të martën kundër rrjetit CNN, pas një raporti që tregonte se ai kishte bërë postime racore dhe seksuale në një rrjet mesazhesh të një faqeje pornografike.Robinson e quajti lajmin të pamatur dhe shpifje.

Padia, e dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Qarkut Wake, vjen pas një raporti të CNN-së më 19 shtator, që përmendte postime të Robinsonit nga më shumë se një dekadë më parë, ku ai e quante veten “nazist zezak” dhe shprehte preferenca të kontestuara për figura historike.

Ky raport ka çuar në distancimin e disa zyrtarëve republikanë, përfshirë Donald Trump.

Gjatë një konference shtypi në Raleigh, Robinson e hodhi poshtë raportin e CNN-së, duke theksuar se informatat e tij personale ishin komprometuar nga sulme të mëparshme nga hakerët.

Ai e quajti këtë një “linçim të teknologjisë së lartë” dhe një përpjekje për të shkatërruar fushatën e tij.

Padia kërkon të paktën 50 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pretendon se është pjesë e një sulmi të koordinuar ndaj tij. Robinson, i cili u zgjodh zv/guvernator në vitin 2020, ka fituar popullaritet për fjalimet e tij pro armëve dhe për mbrojtjen e policisë.

CNN nuk ka komentuar mbi padinë e Robinsonit. /Euronews.al/

Read Previous

Spanja kundërshton thirrjen e Von der Leyen për qendra emigrantësh jashtë BE-së

Read Next

Sa kushton ushqimi në Gaza?