Kamberi: Mbështetje konkrete dhe e prekshme për shqiptarët e Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka cilësuar si një vendim me “peshë jetik” ndarjen e 4 milionë eurove për vitin 2025 për Luginën e Preshevës nga Buxheti i Kosovës.

Kjo, në vlerësimin e tij, është një “mbështetje konkrete dhe e prekshme për shqiptarët e Luginës”.

“Pas aprovimit në Qeveri e tashmë miratimi në lexim të dytë të Parlamentit për këtë fond nuk është thjesht një numër në letër. Është një mesazh i qartë dhe i fortë nga Kosova se shqiptarët e Luginës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Këto mjete, sipas Kamberit do të shkojnë në arsim, në kulturë, në sport dhe në sektorë kyç që përmirësojnë jetesën e përditshme.

“Ky është një hap që shkon përtej politikës, përtej fjalëve, drejt veprës së mirëfilltë në shërbim të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në këto troje”.

Pa praninë e partive opozitare parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten, kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore nga Buxheti i Kosovës për vitin 2025.

61 deputetë kanë votuar për, ndërkohë nuk ka pasur asnjë abstenim apo votë kundër./Albanianpost.com

Read Previous

281 punonjës të ndihmave të vrarë rekord në vitin 2024, thotë OKB

Read Next

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës?