Kadrush Radogoshit i ndahet çmimi “Guximi Intelektual”

Shoqata e intelektualëve “Jakova” ka ndarë çmimin “ Guximi Intelektual” për profesorin dhe magjistrin e shkencave, Kadrush Radogoshi për vitin 2020.  Kryetari i Shoqates së Intelektualëve “Jakova” Prof. Dr. Ruzhdi Sefa ka thenë ky çmim ndahet çdo vit mbi bazën e kontributeve të individëve, poashtu ai ka shtuar se kanë qenë disa kandidatë të propozuar, por komisioni përzgjedhës me shumicë votash kanë vlerësuar Profesorin Kadrush Radogoshi me çmimin “ Guximi Intelektual”.

Radogoshi me rastin e ndarjes së këtij çmimi ka prezantuar një temë promovuese me titull: “Semantika e Guximit dhe Intelektuali”. Ai është shprehur i nderuar dhe ka thenë se ky çmim i ka shtuar forcat për të vazhduar edhe më tutje në trajtimin e temave letrare.

Të pranishmit në këtë ceremoni e vlerësuan lart kontributin e Radogoshit të dhënë ndër vite për vendin. Intelektual janë ata të cilët në vazhdimësi kanë dëshmuar mendim dhe qendrim të guximshëm lidhur me problemet e mëdha kombëtare, shtetërore dhe shoqërore e poashtu kanë guximin patriotik, letrar, tregues, kritikues, krijues dhe ndergjegjësues u tha më këtë rast.

Read Previous

“Kosova II”, një vepër e rëndësishme historiografike

Read Next

​Kosova dhe Shqipëria së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale