Gjatë ditës së djeshme në tregjet e Kosovës ishte shkaktuar një kaos si pasojë e rritjes së pakontrolluar të çmimeve sidomos të vajit. Sipas kryeministrit çmimi i vajit ishte më i larti në botë dhe për këtë po merren masa . Gjithashtu u raportua edhe për mbyllje të depove ku ishin gjetur qindar mijra litra të vajit dhe vënien e gjobave deri në 1000euro për këto kompani.
Kryetari i shoqates konsumatori, Sejlatin Kacaniku,u shpreh se punën që po e bëjnë qytetarët në bashkëpunim me mediat është përgjegjësi Inspektorave të tregut.
Ai thekson tutje se Zyra për Mbrojtjen e konsumatorit që vepron në kuadër të Ministrisë tregëtisë dhe inovacionit për momentin është pa kryetar dhe se konsumatori edhe në krizën më të vogël është i pambrojtur. Gjithashtu kërkon intervenim më direkt nga Qeveria me iden e parandalimit dhe jo të rregullimit të tregut në raste të krizave si kjo.
Kujtojmë që numri i vënë në zbatim nga Ministria e Tregëtise dhe inovacionit 0800 11000 për raportimin e keqpërdorusve në treg dhe mbrojtjes së konsumatorit nuk ka qasje.