Muaji mars është muaji i konsumatorit, dhe në këtë muaj, konsumatorët në Kosovë janë duke u përballur me shtrenjtim të të gjitha produkteve në treg.
Selatin Kaçaniku, kryetar në oraganizatën “ Konsumatori” i pyetur se sa respektohen të drejtat e konsumatorit në vendin tonë, thotë që duke u nisur nga shumë fakte konsumatori nuk gëzon të drejtat e garantuara me ligj.
Në këtë muaj është protestuar në një mënyrë tjetër, shton tutje Kaçaniku.
Ditëve të fundit nëpër media dhe rrjete sociale ka qarkullar një numër telefoni dhe email-adresë ku konsumatorët ftohen të paraqesin çdo parregullsi, teksa në të njëjtin numër nuk është lajmëruar askush, thekson kryetari i organizatës “Konsumatori”.
Kaçaniku gjithashtu uroi të gjithë qytetarët për muajin e konsuamtorit duke shpresuar se që kjo shkelje , indinjim dhe mospërfillje të përfundoj sa më shpejtë pasi konsumatori është taksapagues dhe gjenerues kryesor i buxhetit të shtetit.