Kacafyten burrë e grua në Drenas, arrestohen të dy

Një çift bashkëshortor në Drenas është arrestuar të dielën pas kacafytjes që kishin me njëri-tjetrin.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të martën, burri dhe gruaja janë kacafytur dhe fjalosur pas një mosmarrëveshjeje që kishin.

Të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Është iniciuar rast për “dhunë në familje”.

Raporti i plotë:

“DHUNË NË FAMILJE

Gllogoc 06.10.2024 – 22:00. Një mashkull  dhe një femër (çift bashkëshortor) kosovarë, janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje janë fjalosur dhe kacafytur mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”/koha.net/

Read Previous

Messi i dërgon një mesazh emocionues Iniestas pas pensionimit të legjendës spanjolle

Read Next

Çfarë ndodh nëse Rusia ndal eksportet e metaleve të rralla?