Në shtëpinë e personave të moshuar në Prishtinë, ka filluar vaksinimi kudër Covid-19 i banorëve të moshuar në këtë shtëpi, raporton Ekonomia Online.
Të moshuarit po shprehin gatishmëri për të marrë vaksinën.
Përveç në Prishtinë, vaksinimi i peronave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare ka filluar edhe në komunat tjera ku janë këto qendra si në Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.
Gjatë ditës do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.