Kulla e Ramë Zeqë Brovinës në fshatin Brovinë ndodhet skaj rrugës kryesore. Kjo kullë është ndërtuar në shekullin e XIX si një monument i kategorisë arkitekturore, dhe si e tillë është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Mjetet për restaurimin e kësaj kulle janë ndarë nga Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2022, dhe restaurimi i saj ka filluar.
Sipas historisë së kullës, kjo është e ndërtuar me një mjeshtëri të veçantë, e disa hapësira të vogla pronarëve i’u kanë shërbyer si matës i kohës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2022 ka ndarë një buxhet të konsiderueshëm për disa objekte të trashëgimisë kulturore në Gjakovë.