Në qendrën e votimit në shkollën Fan Noli në Dujakë ka filluar me kohë procesi i votimit. Në këtë qendër janë 2 vendvotime. Sipas menaxherit të kësaj qendre çdo gjë po shkon mirë dhe nuk ka asnjë pa rregullësi si dhe janë të furnizuar me të gjitha materialet e nevojshme për të votuar si dhe për mbrojtje ndaj Covid-19.
Qytetarët të cilët e kanë ushtruar të drejtën e votës këtë mëngjes njëkohësisht bëjnë edhe thirrje që të votojnë edhe të tjerët.
Ndërkaq kjo qendër e votimit do të vazhdojë të jetë e hapur deri në orën 19:00.