Juventusi refuzoi pesë oferta për Kenan Yildiz

Juventusi ka refuzuar pesë oferta nga skuadra të njohura evropiane për Kenan Yildizin, para se ai ta vazhdonte kontratën për kohë të gjatë me “zonjën e vjetër” në verë. Kështu ka shkruar “Corriere dello Sport” të shtunën. 

Sipas mediumit italian, Manchester Unitedi, Chelsea dhe Aston Villa kanë qenë skuadrat e përfshira nga Premier League, ndërsa Dortmundi i Gjermanisë dhe Fenerbahçe i Turqisë, kanë shprehur interesim për të po ashtu. 

19-vjeçari vlerësohet lojtar i rëndësishëm për projektin e trajnerit Thiago Motta. 

Në 21 ndeshjet e para të edicionit aktual në të gjitha garat, Yildiz ka shënuar katër gola e ka kontribuuar me po aq asistime. /KOHA.net/

Read Previous

Pas Zuckerbergut, Bezos dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trumpit

Read Next

Kosovë-Turqi, trajnim i përbashkët ushtarak