Juventusi optimist për Di Marian, nesër vendoset gjithçka

Juventusi pret përgjigjen përfundimtare të Angel di Marias, i cila me shumë gjasa do të vijë ditën e nesërme.

“Bardhezinjtë” i kanë ofruar një kontratë 1-vjeçare ish-lojtarit të PSG, me pagë 7 milionë euro në sezon, teksa pritet se cili do të jetë vendimi i argjentinasit, i cili është më pushime në Ibiza.

Sipas “La Gazetta dello Sport” dita e nesërme do të jetë vendimtare për të dyja palët, me “Zonjën e Vjetër” që është optimiste se lojtari do kthejë përgjigje pozitive. /Indeksonline.net/

Read Previous

Një person gjen kanabis në arën e tij të mbjellur me misër

Read Next

Florian Marku paralajmëron duelin e rradhës në Air Albania