Florian Marku paralajmëron duelin e rradhës në Air Albania

Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës. Boksieri shqiptar ka bërë një postim në instastory, teksa ka bërë kurioz të gjithë fansat. Aty shihet stadiumi Air Albania, shoqëruar me shkrimin: ”Së shpejti” apo edhe “Vjen së shpejti për të gjithë njerëzit e mi”.

Siç duket, ashtu siç ishte paralajmëruar, na pret një ndeshje e bukur në Shqipëri. 30 vjeçari po kalon një periudhë tejet të mirë, pasi ka fituar tituj të rëndësishëm së fundmi.

Marku vijon të mbetet një nga boksierët më të mirë kuqezi, duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë.

/Indeksonline.net/

Read Previous

Juventusi optimist për Di Marian, nesër vendoset gjithçka

Read Next

A e dini pse dhemb më shumë kur pritemi nga letra?