Juventusi, Milani dhe Interi duan ndryshime, Serie A me 18 ekipe

This picture taken in Milan on April 20, 2021 shows three logos of Italian teams, Inter Milan, Juventus and AC Milan that would participate in the Super League. – FIFA president Gianni Infantino said on April 20 that there is “no doubt whatsoever” that football’s world governing body “disapproves” of the proposed European Super League. Twelve major clubs launched plans on April 19 for a new breakaway league which would drastically change the landscape of the sport. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Juventusi, Milani dhe Interi kërkojnë reduktimin e skuadrave në Serie A. Duke kaluar nga 20 në 18 ekipe pjesëmarrëse. Propozim që përfaqësuesit e klubeve e kanë shpalosur në një takim me Gabriele Gravinën, presidentin e FIGC.

Një gjë e tillë bëhet për të reduktuar numrin e ndeshjeve në një kalendar që nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i ngjeshur falë kompeticioneve të modifikuara të UEFA-s dhe FIFA-s.

Champions League do të ketë një format të ri, me dy ndeshje më tepër se zakonisht. Gjithashtu Botërori për Klube, me 32 skuadra. Interi ka siguruar pjesëmarrjen, ndërkohë që Juventusi është në avantazh ndaj Napolit për biletën tjetër.

Lëvizja e tri klubeve historikisht më të fuqishme dhe më të suksesshme të futbollit italian, vjen 48 orë përpara Asamblesë së Ligës së Serie A. E programuar për ditën e hënë.

Që në agjendën e saj do të ketë temë dite reformimin e futbollit italian dhe çështjet federale, pas kërkesës së klubeve për më shumë autonomi në vendimmarrje si në rastin e Premier League.

Sigurisht që shumica e klubeve të Serie A, sidomos klubet e vogla dhe mesatare, janë kundër kampionatit me 18 skuadra, nga 20 që është aktualisht.

Kundër idesë së Juventusit, Milanit dhe Interit u shfaq presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili theksoi se problemet nuk zgjidhen në këtë mënyrë.

“Nuk zgjidhen problemet e Serie A me reduktimin në 18 skuadra. Ka një kampionat në anën e majtë të tabelës dhe një tjetër në krahun e djathtë.

Skuadrat që përfaqësojnë qytete me nga 20 mijë banorë, janë ata që deformojnë kampionatin dhe garën“./Indeksonline.net/

Read Previous

Mbyllet Universiteti i hotelerisë, shkak përhapja e fruthit

Read Next

Deponohen 600 euro të falsifikuara në një bankë