Juventus kërkon rikthimin e Pogbas

Foto LaPresse – Daniele Badolato 20/12/2015 Modena ( Italia) Sport Calcio Carpi – Juventus Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 – Stadio “Braglia” Nella foto: Paul Pogba esulta per il gol del 1-3 Photo LaPresse – Daniele Badolato 20 December 2015 Modena ( Italy) Sport Soccer Carpi – Juventus Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 – “Braglia” Stadium In the pic: Paul Pogba celebrates 1-3 goal

Te Juventusi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Paul Pogba gjatë kësaj vere.

“Tuttosport” ka shkruar se është trajneri i ri i Juventusit, Massimiliano Allegri, që po insiston në transferimin e Pogbas.

Allegri po e sheh Pogban si lojtar të rëndësishëm për mesfushën në sezonin e ri. Krerët e Juventusit pritet që gjatë këtij muaji të nisin negociatat me Manchester Unitedin, ekip që po kërkon të paktën 60 milionë euro për Pogban.

Francezi 28-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri vitin e ardhshëm kurse edicionin 2020/21 ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.

Pogba iu bashkua Unitedit në vitin 2016 nga Juventusi, ekip me të cilin i ka fituar katër tituj kampioni në Serie A./Koha.net/

Read Previous

Sa shpesh duhet të pastrohen kufjet?

Read Next

​KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj atyre që ndërhyjnë në rrjetin e Ujësjellësit