Juventus ka arritur marrëveshje me Donnarumma

Detaje të reja lidhur me një transferim të mundshëm të Gigio Donnarumma tek Juventus vijnë nga Top Calcio 24.

Duket se Juventus ka arritur marrveshje totale me lojtarin dhe Raiolan për kontratën dhe me sa duket, Donnarumma do të jetë blerja e parë e Juventusit në merkaton e ardhshmë. Ja cfarë thotë gazetari Giordano Mischi për Top Calcio 24:

“ Palët kanë marrveshje. Rroga e Donnarumma do të jetë 9.5 milionë euro në sezon ndërsa Raiola do të marrë 20 milionë euro komisione. Një pjesë e tyre do ti shkojë babait të lojtarit, Alfredos ”.

Investim jo i rëndë ky nëse konsiderohet mosha e lojtarit dhe shmangia e kostos së kartonit.

Flitet për një portier që mendohet se ka një vlerë reale në merkato më të madhe se 50 milionë euro. Tani mbetet për tu parë se cfarë do të bëhet me Szczesny vitin e ardhshëm.

Read Previous

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i SHBA Biden

Read Next

Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, një person akuzohet për “akt terrorist”