Jorge Mendes rihap bisedimet me Chelsea-n për transferimin e Ronaldos

Agjenti i Cristiano Ronaldo-s, Jorge Mendes raportohet se ka kontaktuar sërish me Chelsea-n, thotë The Independent.

Ronaldo, 37 vjeç, e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por me vetëm pak ditë të mbetura në afatin kalimtar, pak klube kanë treguar interes për nënshkrimin e tij.

Mendes është i prirur të flasë me një numër klubesh për një lëvizje të mundshme, dhe me sa duket ia ka hapur derën sërish Chelsea-t teksa ata kërkojnë të përmirësojnë sulmin e tyre.

Më herët në merkato, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel tha se ai nuk ishte i interesuar për një marrëveshje, por Mendes dëshiron të shohë nëse ky pozicion ka ndryshuar.

Kujtojmë se Chelsea-t i nevojitet një sulmues, pas largimit të Romelu Lukaku-s dhe Timo Werner-it.

Ronaldo nuk ka qenë i kënaqur te Manchester United, pasi ata janë jashtë Ligës së Kampionëve, dhe po ashtu ai nuk po inkuadrohet në lojë nga trajneri Erik Ten Hag. /Albanianpost.com

Read Previous

Projekti gjigand që do të ndryshojë ndërtesën më të lartë në botë

Read Next

Pa u larguar ende, Boris Johnson po mendon një rikthim të stilit “Berlusconi”