Jo vetëm Kupa e Botës, Katari dëshiron Olimpiadën 2036

Kupa e Botës nuk ka përfunduar ende dhe Katari tashmë po shikon nga e ardhmja. Vendi është fort i vendosur të presë Lojërat Olimpike Verore 2036 në Doha, sipas “Reuters”.

Ngjarja aktuale e futbollit ka inkurajuar Katarin dhe ka forcuar vendosmërinë e tyre për të pritur Olimpiadën pas edicioneve në Paris, Los Angeles dhe Brisbane.

Asnjë datë nuk është shpallur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për ndarjen e ngjarjes. Katari nuk arriti të hynte në listën e ngushtë për Lojërat 2016 dhe 2020, pjesërisht për shkak të shqetësimeve mbi temperaturat e verës, me Lojërat që më pas iu dhanë Rio de Zhaneiros dhe Tokios.

Shteti i Gjirit ka përdorur sisteme të avancuara të kontrollit të klimës në stadiume për të zbutur nxehtësinë dhe tashmë duket gati për të organizuar ngjarje dhe gjatë verës.

Ndër vendet që kanë shprehur interes për mbajtjen e Lojërave 2036 janë India, Indonezia dhe Koreja e Jugut. Gjermania po konsideron gjithashtu nisjen e një tjetër oferte olimpike pavarësisht kundërshtimit të fortë të brendshëm ndaj Olimpiadës.

Nëse Katari arrin të marrë në dorë edhe këtë eveniment, pasi ka mundur të përjetojë Kupën e Botës në shtëpi, mund të jetë në gjendje të “ndezë” kondicionerin edhe për maratonën me pesë rrathë. Inxhinieri Saud Abdulaziz Abdul Ghani , i quajtur edhe “Dr.Cool”, i cili zhvilloi sistemin e ftohjes për stadiumet e Kupës së Botës, është i bindur për këtë.

Sipas Dr. Cool, Katari tashmë ka “demostruar” kapacitetin e tij teknologjik për Kupën e Botës dhe mund të përsërisë arritjen për një ngjarje të re mega.

Shteti i pasur i Gjirit organizoi gjithashtu Kampionatin Botëror të Atletikës në 2019 dhe do të organizojë Kampionatin Botëror të Atletikës në Janar 2024 dhe Kupën e ardhshme të Azisë, turneun kontinental të futbollit. /Albanianpost.com

Read Previous

Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Lajçak

Read Next

Sterling: Nuk do të kthehem në Katar nëse familja ime nuk është e sigurt