Shefi i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka ofruar dorëheqje, pas një seancës dëgjimore në një gjykatë sportive javën e ardhshme.
Keller është kritikuar pasi kishte krahasuar një koleg të tij me një gjykatës famëkeq nazist, raporton Deutsche Welle.
“Presidenti Fritz Keller në vendimin që e ka marrë vet ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pas përfundimit të procesit në gjykatën sportive të DFB-së të hënën më 17 maj”, thuhet nga DFB-ja.
Keller është kritikuar pasi kishte krahasuar zëvendëspresidentin e DFB-së, Rainer Kochun, me gjykatësin famëkeq nazist, Roland Freisler.
Keller kishte kërkuar falje për atë deklarim që e kishte bërë gjatë mbledhjes së federatës më 23 prill./Koha.net/