Jashari: Serbia dhe Rusia i kanë dyert e mbyllura në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se dyert e kësaj komune janë të mbyllura vetëm për dy shtete – Serbia dhe Rusia.

Jashari në një shkrim në Facebook deklaron se në Skenderaj janë të mirëpritur të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë këtë komunë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe etike, përveç qytetarëve serbë dhe rusë.

“E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, janë vetëm dy shtete që i kanë dyert e mbyllura në komunën Skenderaj, ato janë Serbia dhe Rusia. Çdokush tjetër që ka vullnet dhe ndihmon komunën dhe qytetarët tonë pavarësisht përkatësisë fetare e etnike është i mirëseardhur në komunën që unë udhëheq”, ka shkruar Jashari./Telegrafi

Read Previous

Kurti uron Amerikën në Ditën e Pavarësisë: Aleatë të pazëvendësueshëm

Read Next

Remitencat nga diaspora këtë vit pritet të jenë mbi 1 miliardë euro