Jasharaj: Sa të jem unë s’do të ketë vlerësim me test për mësimdhënësit

Legjislacioni aktual i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve po kërkohet që të ndryshohet pasi po vlerësohet se ka mungesë të besueshmërisë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se asnjëherë nuk do ta pranojnë vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit.

“Po ne kemi thënë dhe e themi përgjithmonë, madje e them me gjuhën më të thjeshtë popullore që sa të jem unë dhe sa të ketë SBAShK nuk do të ketë vlerësim me test. Por ne ka vite që i që i lusim MAShT-in dhe qeverinë që ta forcojnë sektorin e inspektorëve profesional dhe që ata ta bëjnë vlerësimin nga afër”.

“Nuk jemi për të mos u bërë vlerësim por në një vlerësim me ndryshe dhe më për afër. Test kurrë por kontrolle profesionale përmes inspektorëve po”, tha ai.

Read Previous

Avokati Pallaska për rastin Thaçi dhe të tjerët: Si ka kuptim që edhe pas 1 viti të vazhdojnë hetimet

Read Next

Mbi 737 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19