Japonia shënon numrin më të ulët të lindjeve në mbi një shekull

Të dhënat e përvitshme kanë treguar rënie në numrin e lindjeve në Japoni nën 700,000, për herë të parë që kur nisi mbledhja e të dhënave për lindshmërinë atje mbi një shekull më parë.

Sipas të dhënave të qeverisë, numri i lindjeve arriti në 686,061 më 2024, një rënie prej 5.7% nga një vit më parë. Të dhënat përjashtojnë foshnjat e lindura nga rezidentë të huaj.

Numri i lindjeve ka qenë në rënie për nëntë vjet radhazi, megjithëse numri i martesave pati rritje të lehtë vitin e kaluar, dy vjet pasi pësoi rënie nën gjysmë milioni për herë të parë, raportoi The Guardian. 

Nëse vazhdon ky trend, popullsia e Japonisë prej 124 milionëve parashihet të bie në 87 milionë deri në vitin 2070.

Rënia dhe plakja e popullsisë mund të kenë ndikime serioze për ekonominë dhe sigurinë kombëtare./koha.net/

Read Previous

Ushtarët e Kosovës dhe të SHBA-së trajnohen bashkë në Fort Johnson

Read Next

Deputetja nxirret jashtë Bundestagut