Jamal Musiala pritet të rinovojë kontratën me Bayern Munich

Photo by Marco Steinbrenner/DeFodi Images via Getty Images

Jamal Musiala pritet të rinovojë kontratën me Bayern Munich në ditët e ardhshme. Talenti gjerman, ndiqet nga disa klube të mëdha europiane dhe për këtë arsye bavarezët nuk duan ta humbasin në verë.

Duke ditur se kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026, drejtuesit kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, për zgjatjen e bashkëpunimit.

Sipas raportimeve nga Gjermania, rinovimi i është çështje kohe, me 21-vjeçarin që do të bëhet më i paguari në Bundesligë. Fantazisti do të ketë një pagë edhe më të madhe se Harry Kane, i cili merr 25 milionë euro në sezon.

Kjo do e bënte Musiala-n si më të paguarin në kampionatin gjerman, ndërsa kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030. /tvklan.al

Read Previous

Kremlini mohon se po bisedon me Kievin për të ndalur sulmet kundër energjisë

Read Next

Masa të larta sigurie për ruajtjen e votave në SHBA