Ja sa qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 5.287 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kështu sipas MSH-së, numri total i dozave të administruara ka shkuar në 1.525.230.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 834 qytetarë, teksa me të dyja dozat janë vaksinuar 691.004 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 45 persona, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 481. /Botasot

Read Previous

Masat që pritet të miratohen, mbetet maska, ndryshojnë ora policore dhe orari i gastronomisë

Read Next

Dardanet U19 fitojnë edhe në ndeshjen e dytë për Euro 2022