Izraeli shpall një armëpushim prej 4 orësh në Gaza

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit në një përditësim ditën e sotme tha se 21,672 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite. 175 persona u vranë dhe 250 u plagosën në 24 orët  e fundit, duke theksuar se që nga 7 tetori janë plagosur  56.165  njerëz.

Ndërkohë, forcat e armatosura izraelite njoftuan sot një armëpushim katër orësh në një kamp në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Aktivitetet ushtarake do të pezullohen përkohësisht për arsye humanitare, tha një zëdhënës i ushtrisë në Tëitter.

Pauza u vendos për të lejuar popullsinë të merrte furnizime, shkroi zëdhënësi izraelit. Ushtria izraelite më herët u kishte bërë thirrje banorëve të qytetit jugor të enklavës Khan Younis që të kërkonin siguri në Rafah, afër kufirit me Egjiptin.

Mijëra palestinezë janë strehuar në Rafah dhe po jetojnë në tenda. /abcnews.al

Read Previous

Haxhiu reagon sërish ndaj Isufajt: Le të përgjigjet pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radoiçiq

Read Next

Sa shpenzuan disa qytetarë për festën e Vitit të Ri?