Izraeli falënderon Shqipërinë dhe shtetet që i dolën në përkrahje

Po bëhen gati një javë prej kur Izraeli po zhvillon luftime me organizatën terroristë palestineze Hamas, por edhe me organizata të tjera përfshirë edhe Hezbollahun.

Shumica e shteteve më të fuqishme të botës kanë reaguar në përkrahje të Izraelit që ishte cak i sulmeve me raketa nga Hamasi.

Lidhur me këtë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka reaguar në falënderim të këtyre shteteve përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë e shumë shtete të fuqishme.

“Faleminderit që po qëndroni me Izraelin dhe për mbështetjen në të drejtën tonë për vetëmbrotje kundër sulmeve terroriste”, ka shkruar Netanjahu./Ekonomiaonline

Read Previous

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme kryesinë dhe këshillin kombëtar

Read Next

22 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit