Izraeli do të ndalojë luftimet për të mundësuar hyrjen e ndihmave në Gazë

Forcat izraelite kanë thënë se do të bëjnë “pauza të operacioneve ushtarake” në rripin e gazës për të lejuar më shumë ndihma të arrijnë tek popullata palestineze në këtë territor

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se do të mbajnë “pauzë taktike të veprimeve ushtarake” në Rripin e Gazës me qëllim të lejimit të më shumë ndihmave të arrijnë tek civilët palestinez megjithatë, Tel Avivi ceku se ky nuk është armëpushim dhe se operacionet do të vazhdojnë pa ndërprerje në Rafah dhe disa pjesë tjera të gazës.

Sipas njoftimeve Izraeli ka vendosur që nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 19 të ndalon të gjitha operacionet ushtarake përgjatë rrugës që shkon nga gaza drejtë kalimit kufitar Karem, Shalom përderisa vendimi dukët të jetë marrë në koordinim me OKB-n dhe organizatat tjera humanitare të cilat, së bashku me një pjesë të madhe të bashkësisë ndërkombëtare vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Izraelin në shpresë që do të ndalojnë së paku disa pjesë të operacioneve në Gaza.

Madje, Forcat Izraelite thanë se as kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, as ministri i mbrojtjes, Yoav Gallant, nuk kanë pasur dijeni për këtë plan deri sa ai nuk u bë publik.

 Organizatat humanitare kanë mirëpritur vendimin por kanë kërkuar sqarime rreth logjistikës dhe sigurisë së transporteve të ndihmave më se të nevojshme për më shumë se 1.5 milion palestinezë të zhvendosur nga luftimet të cilat po zgjasin nga tetori i vitit të kaluar./rtklive

Read Previous

Dy klube italiane interesohen për shërbimet e Mario Mitaj

Read Next

Vdes personi i dytë nga vapa e madhe në Qipro