Iu refuzua hyrja në Kosovë, shtetasi i huaj arrestohet në Merdar për hyrje ilegale

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 01:25 në Merdar, është arrestuar një mashkull shtetas i huaj i dyshuar për hyrje dhe qëndrim ilegal në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës gjatë verifikimit është konstatuar se këtij individi i ishte refuzuar hyrja në Kosovë më datë 9 Korrik 2024.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read Previous

Detaje të reja për autorin e dyshuar të atentatit ndaj ish-Presidentit Trump

Read Next

Më pak gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit