Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të një thatësire të përkeqësuar që ka pllakosur pesë rajone veriore javët e fundit, ka njoftuar zyra e kryeministrit Mario Draghi.
Kabineti miratoi një gjendje të jashtëzakonshme në Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lombardi, Piemonte dhe Veneto deri më 31 dhjetor, tha qeveria në një deklaratë të hënën, dhe ndau një fond prej 36.5 milionë euro (39.5 milionë dollarë) për të ndihmuar të prekurit./Alsat.mk/