NASA akuzon Kinën se dëshiron të marrë nën kontroll Hënën

Kina e ka hedhur poshtë si të papërgjegjshme akuzën e drejtorit të NASA-s se duan të marrin nën kontroll Hënën si pjesë e një programi ushtarak. Ky vend pretendon se gjithmonë ka bërë thirrje për ndërtimin e një bashkësie kombesh në hapësirë.

Në dekadën e fundit, Kina ka rritur programin e saj hapësinor, duke u fokusuar në eksplorimin hënor. E para u ul në Hënë pa ekuipazh në vitin 2013 dhe tani pritet të lëshojë raketa mjaft të fuqishme për të dërguar astronautë më vonë këtë dekadë.

“Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar që Kina u ul në Hënë dhe thotë se është e tyre,” tha administratori i NASA-s Bill Nelson në një intervistë për Bild të Gjermanisë.

Kreu i agjencisë hapësinore amerikane ka thënë se programi hapësinor i Kinës është një program ushtarak dhe se Kina ka vjedhur teknologjinë dhe idetë e të tjerëve.

“Nuk është hera e parë që kreu i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-së injoron faktet dhe flet në mënyrë të papërgjegjshme për Kinën”, tha Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Ai shtoi se Kina gjithmonë ka promovuar ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin në hapësirë ​​dhe është kundër armatizimit në hapësirë./Alsat.mk/

Read Previous

Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme në 5 rajone për shkak të thatësirës

Read Next

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve më të ulëtat në Europë