Itali: Zjarr në një qendër të miturve, vdes 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një qendër për të mitur.

Rasti tragjik ka ndodhur në Pasia di Prato në Udine të Italisë.

Imeraj kishte qëndruar aty nga muaji shtator i vitit 2022, raportojnë mediat italiane.

Ekipet e shpëtimit kishin arritur të nxirrnin nga kjo qendër 11 persona, dy nga të cilët u lënduan por jo edhe të riun shqiptar.

Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në dhomën  e gjumit.

Autoritetet italiane ende po punojnë për zbulimin e shkaqeve që çuan në ngjarjen tragjike.

Zjarri kaploi pjesë të drurit që kishte brenda kjo qendër, mobilje dhe material të ndryshme.

Siç raportohet brenda kishte edhe një bombolë gazi, por e cila fatmirësisht mbeti e paprekur.

Ishin banorët afër kësaj qendre që e alarmuan rastin, raportojnë mediat italiane.

Read Previous

Begaj i uron për fillimin e Vitit të Ri ushtarët shqiptarë që shërbejnë larg familjeve të tyre

Read Next

Maqedonia e Veriut kundër kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë, thotë ministri Bujar Osmani