Ismail Dibrani emërohet drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për emërimin e Ismail Dibranit në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Dibrani ka qenë kandidati më i votuar në konkursin e shpallur nga MPB-ja.

Ismail Dibrani do të ketë mandat katërvjeçar si drejtor i burgjeve në Kosovë.

Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së, ndërsa në herët ka mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

KE-ja dënon sulmin në Banjskë, kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet

Read Next

Humb jetën një burrë nga Gjakova, u rrokullis me traktor teksa po punonte në fushë