Humb jetën një burrë nga Gjakova, u rrokullis me traktor teksa po punonte në fushë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Mejë të Gjakovës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person i cili pësoi lëndime të rënda fatkeqësisht ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili humbi jetën pas rrokullisjes me traktor derisa po punonte në një fushë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Përmes një deklarate lajmin për TV SYRI e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Viktima mashkull i moshës madhore rreth orës 11:40 është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve të rënda trupore ku edhe ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e rrokullisje me traktor, derisa ka qenë duke punuar në fushë në fshatin Meje-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

Read Previous

Ismail Dibrani emërohet drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Read Next

Depresioni stinor apo ç’rregullimi afektiv – flet psikologia Shpresa Frrokaj