Ishte shpallur i zhdukur, trupi i biznesmenit gjerman gjendet në frigorifer

TAJLANDË- Policia tajlandeze ka njoftuar të martën se trupi i copëtuar i një biznesmeni gjerman 62-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej një jave, është gjetur në frigoriferin e një shtëpie në jug të Tajlandës, raporton agjencia Asociated Press.

Shefi i policisë në qytetin Nong Prue ka theksuar se trupi i Hans-Peter Mackut u gjet rreth orës 23:00 të hënën. Hetuesit e kanë gjetur trupin duke përdorur pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Policia kishte gjetur se në llogarinë bankare të Mackut mungonte një sasi e madhe parash, e cila sipas tyre ishte e lidhur me krimin. Ata janë në kërkim të disa të dyshuarve, shtetas gjermanë dhe tajlandez. /abcnews.al

Read Previous

Osmani kujton gjenocidin e Srebrenicës: 8,372 nëna që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre

Read Next

Mbappe dëshiron të përfundojë kontratën me PSG-në edhe nëse ulet në stol