Ish-luftëtari i UÇK-së: Sulmi në veri i mirëplanifikuar, serbët kishin ambulancat në kufi

Ish-luftëtari i UÇK-së, Mecan Zotaj foli në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku sipas tij çdo gjë ka qenë e planifikuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj nënvizoi se përveç planifikimit të armatimeve, serbët kanë pasur dhe ambulancat në kufi në momentin që ka ndodhur sulmi.

Ai theksoi se në momentin që të plagosurit janë kthyer në vend të tyre janë marrë me ambulanca dhe janë dërguar në spitale.

“Ata që përdorën armë janë njerëz të trajnuar nga forcat e xhandamërisë dhe nga forcat e ushtrisë serbe, janë njerëz që janë mirë-planifikuar nga Vulin dhe nga institucionet shtetërore të Beogradit. Përveç planifikimit dhe armatimit modern që ka bërë Serbia, ata kanë pasur në dispozicion ambulancat në kufi, kur janë kthyer të plagosurit andej. Sapo janë kthyer të plagosurit ambulancat i kanë marrë direkt ti trajtojnë. Asgjë nuk është e rastësishme, çdo gjë ka qenë e planifikuar. Është plagosur dhe komandanti që udhëhiqte këtë grup”, tha ai./Botasot/

Read Previous

Osmani: Regjimi i Millosheviqit ua mori jetën egërsisht 23 anëtarëve të familjes Deliu

Read Next

Çka parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës, për veprat për të cilat dyshohen tre terroristët që kryen sulmin në veri