Ish-komandanti i FSK-së: Serbia nuk munda ta ndalë anëtarsimin e Kosovës në NATO

Kadri Kastrati, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se rrugën e Kosovës drejtë NATO-s nuk mund ta ndalojë Serbia.

Ai tha se avancimi i Kosovës drejt NATO-s është interes i të dyja palëve.

“Serbia nuk mund të ndikojë tek NATO për avancimin e Kosovës në Asamblenë e NATO-së. Ajo është duke bërë përpjekje, por nëse Kosova avancon drejtë integrimit të NATO-së është interes jo vetëm i Kosovës, por edhe i NATO-s.

Ushtria dhe Kosova janë duke avancuar me mekanizma qofshin ato të NATO-s me ushtrim e shkollime e bashkëpunime, pavarësisht që çështjen politike nuk po ecin ashtu siç duhet, por Kosova është në rrugë të mirë drejtë NATO-s dhe këtë nuk mund ta ndalë Serbia”, theksoi Kastrati./Botasot/

Read Previous

Guardiola: Kam respekt për Ten Hag

Read Next

Mosnjohja e Kosovës nga Spanja, Hoxhaj: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë