Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Pep Guardiola tha se ka respekt të madh për trajnerin Erik ten Hag pas një sezoni negativ të Manchester United, ndërsa tekniku i City synon që të bëjë më shumë histori duke fituar Fa Cup.
Nëse triumfojnë në “Wembley”, atëherë Citysens bëhen ekipi i parë në Angli që fitojnë radhazi si titullin, ashtu dhe FA Cup.
“Djajtë e kuq” kanë humbur 6 nga 7 përballjet e fundit me ekipin e Pep në të gjitha kompeticionet, ndërsa e mbyllën këtë sezon në vend të tetë në renditje.
Ten Hag kërkon suksesin që të shmangë shkarkimin. Por spanjolli tha se ka respekt për holandezin, me performancën e United që u ndikua nga dëmtimet.
Pep Guardiola, trajner i Manchester City: Në klubet e mëdha si United dhe City kur nuk fiton, je gjithmonë në telashe. Ky nuk është një sekret! Unë kam një respekt të madh për punën e tij si në të kaluarën, ashtu edhe tani te United. Jam plotësisht dakord kur thotë se nuk ka pasur një ekip të plotë, nga dëmtimet e shumta. Kur nuk përdor lojtarët nga dëmtimet, është disavantazh i madh. Kur bëhet fjalë për ndeshje të rëndësishme, ata gjithnjë bëjnë paraqitje mjaft të mira.
Ndërsa tekniku i Manchester United, Erik ten Hag deklaroi se fokusi i tij është fitorja në finale dhe jo e ardhmja. Holandezi beson se skuadra e tij mund ta ngrejë trofeun dhe të shpëtojë sezonin.
“Djajtë e kuq” e kanë fituar Fa Cup 12 herë, por ka vetëm një sukses në pesë finalet e fundit, në 2016 ndaj Kristal Palas.
Vitin e kaluar, ata u mundën nga ekipi i Pep 2-1 në “Wembley”. /tvklan.al