Teherani mbështet përpjekjet për një armëpushim në Liban me kusht që të mbështetet nga Hezbollahu dhe njëkohësisht me një armëpushim në Rripin e Gazës, tha të premten në Bejrut ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi.
“Ne mbështesim përpjekjet për një armëpushim me kusht që të jetë i pranueshëm për popullin libanez, i pranueshëm për rezistencën dhe së treti, do të sinkronizohet me një armëpushim në Gaza”, tha ai./reuters/