Irani lëshoi dhjetëra raketa dhe drone nga territori i tij drejt Izraelit në një sulm pesë-orësh.
Izraeli thotë se ai dhe aleatët e tij kanë kapur shumicën dërrmuese të më shumë se 200 dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani.
Sipas Izraelit ka pasur një numër të vogël goditjesh në territorin e saj, duke përfshirë një bazë të IDF në jug të Izraelit, ndërsa një person është plagosur.
Sulmi i paprecedentë dhe hakmarrës i Iranit shënon herën e parë që ka shënjestruar Izraelin drejtpërdrejt nga toka e tij
Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthime të forta u dëgjuan mbi Jerusalem, me sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuan objekte mbi qytet.
Presidenti Biden i thotë Izraelit se mbështetja amerikane për aleatin e tij është “e hekurt”, duke shtuar se SHBA ndihmuan “të rrëzohen pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që vijnë”.
Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps dënon “sulmin e pakuptimtë” dhe thotë se avionë shtesë të RAF janë vendosur në rajon.
Irani paralajmëroi më herët se Izraeli do të “dënohej” për një sulm në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, të cilin Izraeli nuk e ka pranuar zyrtarisht./21Media