Për 3 ditë radhazi, antarët e shoqatës “Iniciativa e pavarur e të verbërve në Gjakovë” qëndruan në Durrës për zhvillimin e disa aktiviteteve me karakter garues.
Teksa ka çmuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve, Mark Pjetraj, kryetar në shoqatën “Iniciativa e pavarur e të verbërve në Gjakovë” poashtu ka apeluar për më shumë mbështetje institucionale.
Ai tutje ka bërë të ditur se muaji shtator dhe muajt pasues për këtë shoqatë do të vijojnë me aktivitete të tjera si ekskurzion, program festiv, gara në shah e domino si dhe ecje me shkop nëpër qytet.