Interi shënon fitore ndaj Empolit

Interi ka shënuar fitore ndaj Empolit, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ani se pati raste nga dy ekipet.

Në pjesën e dytë Interi shënoi tre gola. Fillimisht Romelu Lukaku, realizoi gol në minutën e 48’. Lukaku edhe njëherë shënoi në minutën e 76’.

Lautaro Martinez shënoi golin e fundit në minutën e 88′, dhe të vulosjes së fitores për Interin.

Interi pas fitores kalon në vendin e pestë me 54 pikë, pas 31 ndeshjeve.

/Klankosova.tv.

Read Previous

Diplomatët britanikë u evakuuan nga Sudani

Read Next

Java e fundit e prillit me shi