Është rritur interesimi i qytetarëve nga gjitha moshat për t’u vaksinuar. Hana Domi, doktoreshë në këtë qender tha se procesi po shkon mirë dhe dita e sotme ka qenë një nga ditët më të ngarkuara pasiqë numri i qytetarëve për imunizim është rritur dukshëm.
Ajo më tutje shtoi se qytetarët që kanë për të udhëtuar jashtë vendit mund të vaksinohen edhe para afatit të caktuar.
Ndërsa qytetarët që u vaksinuan thanë se është në të mirën e popullit që të gjithë të imunizohen pasiqë një gjë e tillë mbron shëndetin e gjithsecilit.
Vaksinimi është bërë obligim edhe për punonjësit e institucioneve publike ashtu edhe private ku shumë prej tyre veç janë imunizuar. Në prioritet për t’u vaksinuar janë edhe punonjësit e mediave.
Ne rast të ndonjë vale të re të virusit Covid19, parandalimin e infektimit në masë e bën të mundur vetëm vaksinimi.