Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar statistikat e arsimit për vitin shkollor 2024/2025.
Në bazë të statistikave raportohet se është vërejtur interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2024/2025 ishte 208 515, prej tyre në sektorin publik ishin 199 190 ose 95,5% dhe në sektorin privat 9 325 ose 4,5%.
Krahasuar me vitin shkollor 2023/2024, ku numri i nxënësve ishte 215 431, prej tyre në sektorin publik ishin 206 941 ose 96,1% dhe në sektorin privat 8 490 ose 3,9%.
“Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2023/2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së. /Telegrafi/